Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Milot-Morinë, vdes 35-vjeçari

Një 35- vjeçar ka humbur jetën sot si pasojë e një aksidenti në aksin rrugor Milot Morinë.

Bëhet fjalë për të riun, Gersi Nikolli, i cili ishte duke udhëtuar me mjetin e tij tip ‘Volkswagen”.

Policia bën të ditur se 35-vjeçari ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia bën të ditur se në vendngjarje ndodhet grupi hetimor që po bën verifikimin e plotë të ngjarjes.

Mirditë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të fshatit Ndërfushaz,Mirditë, drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen” shtetasi Gersi Nikolli ,35 vjeç, ka humb kontrollin duke dalë nga rruga , ku si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm