Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh rrugës për në Gjakovë.
Një lexues i Koha.net i ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, duke njoftuar se ka edhe persona të lënduar.
Koha.net ka kontaktuar me një zyrtar policor nga Gjakova, i cili ka thënë se ende s’kanë marrë ndonjë informacion nga aksidenti dhe se së shpejti do të japin detaje.
Në fotot e siguruara nga Koha.net shihet një kombi që transporton udhëtarë i cili është aksidentuar dhe në vendin e ngjarjes është edhe autoambulanca.
{gallery}
Artikuj të ngjashëm
-
Shtatë të lënduar në një aksident mes tri veturave në Rogovë
-
Aksident mes kamionetës së FSK-së dhe një automjeti në rrugën Klinë-Gjakovë, tre të lënduar
-
Aksident në Hajvali, shkaktohen kolona të gjata
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Një i lënduar nga aksidenti mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë