Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Agim Ademi mbrohet në heshtje ndaj akuzave për detyrim

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi dhe i akuzuari Muharrem Rama, në seancën e rigjykimit janë mbrojtur në heshtje lidhur me akuzën ndaj tyre për detyrim.

Ademi dhe Rama akuzohen se më 2012 kishin kërcënuar dhe sulmuar të dëmtuarin Dritro Kadolli, duke i kërkuar të japë 30 mijë euro ose një “BMW X5”, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Elza Bajrami ka deklaruar se mbetet pranë fjalës hyrëse e cila ishte dhënë në seancën e parë më 10 tetor 2017.

Mbrojtësit e të akuzuarve Ademi dhe Rama, avokatët Fis Murati dhe Ramiz Krasniqi thanë se mungon elementi cilësues apo kualifikues i veprës penale, pasi që sipas tyre nuk kemi të bëjmë me grup por me dy persona.

Avokati Murati, i cili në këtë çështje mbron të akuzuarin Ademi, tha se e kundërshton në tërësi aktakuzën, duke shtuar se e njëjta ka mangësi dhe nuk është përpiluar në përputhje me ligjin procedural dhe material i cili ka qenë në fuqi në atë kohë.

Edhe Prokuroria kërkon dënimin e Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, mbrojtja lirimin LAJMET E MBRËMJES 3 v. më parë Prokuroria kërkon dënimin e Agim Ademit dhe Muharrem Ramës, mbrojtja lirimin

Avokati Murati ka shtuar se përderisa ka paqartësi të tilla, dispozitat të cilat janë të paqarta duhet të aplikohen në dobi të të pandehurit.

Pasi që nuk kishte propozime për prova të reja, seanca e sotme u ndërpre dhe ajo e radhës u caktua të mbahet më 10 mars 2023, ku pritet që palët të deklarohen në fjalën përfundimtare.

Ndryshe, seanca e sotme është mbajtur në mungesë të të dëmtuarit në cilësi të dëshmitarit, Dritro Kadolli, i cili për të tretën herë më radhë nuk është paraqitur në gjykatë.

Gjykatësi i çështjes, Sabit Sadikaj konstatoi se Kadolli është ftuar në mënyrë të rregullt dhe nga i njëjti gjykata ka pranuar një shkresë përmes së cilës ai ka njoftuar se jeton në Angli dhe duhet të ftohet 45 ditë më herët.

Të akuzuarit Ademi dhe Rama, më 7 nëntor 2022 në seancën e rigjykimit ishin deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzën që iu vihet barrë.

Një tentativë për fillimin e rigjykimit ishte bërë më 24 mars 2021 kur ishte caktuar një seancë për këtë rast, por kishte dështuar të mbahet për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Për shkak se është parashkruar vepra penale e ushtrimit të ndikimit, për të cilën edhe ishte shpallur aktgjykim refuzues në korrik të 2019-ës, lënda tani ka kaluar në Departamentin e Përgjithshëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Edhe Prokuroria kërkon dënimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, mbrojtja lirimin Kronikë 3 v. më parë Prokuroria kërkon dënimin e kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, mbrojtja lirimin

Aktakuza ndaj Ramës dhe Ademit ishte ngritur më 14 janar 2014, nga prokurori i EULEX-it, Maarten Groothuizen dhe prokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ilaz Beqiri.

Sipas pikës së parë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar viktimën Dritëro Kadolli, duke e detyruar të njëjtin të bëjë veprime në dëm të pasurisë së tij, respektivisht të bëjnë përfitim të padrejtë në shumën prej 30 mijë euro, apo një veturë të tipit “BMW X5”.

Kjo veturë, sipas prokurorisë, pretendohej më pas t’i dorëzohej Sami Hamitit, ish-kryesues i Asamblesë Komunale të Prishtinës, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.

Ndërkaq, në pikën e dytë të aktakuzës, Ademi dhe Rama akuzoheshin për ushtrim të ndikimit në bashkëkryerje.

Gjykata Themelore në Prishtinë, më 5 korrik 2019, i kishte shpallur fajtorë Ademin dhe Ramën për veprën penale detyrim në tentativë.

Ademi ishte dënuar nga shkalla e parë me nëntë muaj burg efektiv, kurse Rama me një vit burg efektiv.

Në shkurt të vitit 2020, Gjykata e Apelit i kishte refuzuar ankesat e të akuzuarve dhe i kishte lënë në fuqi dënimet e shqiptuara nga shkalla e parë.

Edhe Shtyhet gjykimi ndaj Agim Ademit Kronikë 3 v. më parë Shtyhet gjykimi ndaj Agim Ademit

Mirëpo, të pakënaqur me këto aktgjykime, mbrojtësit e të akuzuarve i ishin drejtuar me kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë Gjykatës Supreme.

Lidhur me këtë kërkesë, Supremja në korrik të vitit 2020 ka vendosur që t’i aprovojë si të bazuara të njëjtat dhe lëndën e ka kthyer në rigjykim në shkallën e parë.