Afro një muaj pas aksidentit, ka vdekur vajza e mitur që ishte aksidentuar në fshatin Krojmir të Lipjanit. Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës ku thotë se e mitura si pasojë e lëndimeve, ka vdekur të enjten në orën 20:10.
Pas konsultimit me prokurorin e shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion.
Më 30 tetor, një vozitës i Golf 2 kishte goditur të miturën dhe më pas e kishte dërguar për trajtim në spitalin e Shtimes.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdes një i mitur në Lipjan pasi u godit nga vetura
-
Një e mitur në Pejë vdes dy muaj pas aksidentit
-
Arrestohet i mituri që në Lipjan goditi dy këmbësorë me veturë dhe iku nga vendi i ngjarjes
-
Një i vdekur nga aksidenti në rrugën Lipjan – Shtime
-
Aksident në Lipjan, vdiq çiklisti që u godit nga një veturë