Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Afro 400 tiketa për shkelësit e masave anti-COVID në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar në 24 orët e fundit, 393 tiketa ndaj personave që kanë shkelur masat anti-COVID.

Po ashtu, Policia në 24 orët e fundit ka shqiptuar 986 tiketa trafiku ndaj shkelësit e rregullave të komunikacionit.

Në tërë Kosovën, gjatë ditës së shtunë janë shënuar 55 aksidente trafiku, prej të cilave, 34 vetëm me dëme materiale ndërkaq 21 me të lënduar.