Rrëmbehet një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar Foto: Koha / ilustrim

Rrëmbehet një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

21 May 2018 12:43

Pas mesnate, rreth orës 01:20 minuta, në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren ka ndodhur një rrëmbim i një personi, thuhet në raportin e policisë, transmeton Koha.net.

Posa është pranuar informacioni, njësitë policore kanë vepruar dhe kanë arritur që t’i arrestojnë dy të dyshuar.

Sipas raporteve hetimore thuhet se të dyshuarit nën kanosje me armë: njëri me kallashnikov dhe tjetri me pistoletë e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Pas arrestimit janë sekuestruar edhe armët me të cilat dyshohet të jetë kryer vepra.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit policor ndërkaq hetuesit po punojnë për zbardhjen e rrethanave të rastit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme