Përdorimi i armeve të zjarrit nëpër ahengje familjare, po shkakton fatalitet.
Nuk janë të rralla rastet kur festa shndërrohet në tragjedi, raporton KTV.
Një e tillë ndodhi gjatë ditës së shtunë, në fshatin Mushtisht të Suharekës.
Në familjen Sopaj, xhaxhai, Naimi, kishte shtënë me armë në ajër, por ajo i ishte bllokuar dhe duke provuar ta zhbllokojë, ai kishte plagosur veten në dorë, e i njëjti plumb kishte goditur Edin, i cili të premten kishte mbushur 14 vjeç.
Ai apelon te qytetarët e vendit që të mos përdorin armët nëpër ahengje.
Dorasi është duke u trajtuar në spitalin rajonal në Prizren, por më pas, do të merret policia me të.
Artikuj të ngjashëm
-
Policia jep detaje për vrasjen tragjike të 14 vjeçarit në Mushtisht
-
Tragjedi në Mushtisht, xhaxhai vret aksidentalisht nipin 14-vjeçar
-
Policia ka bastisur e konfiskuar armë që u përdorën nëpër ahengje
-
Arrestohet një person në Shtime që shtiu me armë në një aheng familjar
-
24-vjeçari nga Shtimja shoqërohet në Polici për të shtëna me armë në aheng familjar