Policia e Kosovës ka njoftuar se pas ashpërsimit të masave anti-COVID në vend, ka rritur kapacitetet në funksion të realizimit dhe implementimit të masave.
Në një komunikatë për media Policia e Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 700 gjoba për persona juridik dhe persona fizik për mos respektim të masave.
“Kërkojmë nga të gjithë qytetarët, nga institucionet dhe bizneset që të respektojnë vendimet e fundit të marra nga qeveria e vendit, me qëllim që të ruajmë shëndetin publik si dhe pamundësohet përhapja e mëtejme e virusit”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, policia po realizon detyra konkrete në gjithë Kosovën, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa.
-
Mbi 500 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID
-
Shqiptohen 312 gjoba në 24 orët e fundit për mosrespektim të masave anti-COVID
-
730 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID gjatë 24 orëve të fundit
-
Rreth 2 mijë gjoba brenda një dite për mosrespektim të masave kundër COVID-19
-
Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1879 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID