Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1879 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1879 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1256 gjoba trafiku, ndërsa janë shkaktuar 27 aksidente trafiku me dëme materiale, 16 me të lënduar dhe një me fatalitet.

Janë arrestuar 23 persona, e 14 janë dërguar në mbajtje e dy në vuajtje dënimi.