Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës njoftoi se kërkimet për gjetjen e personit kishin nisur që nga orët e para të së dielës, me një skuadër të përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit.
Trupi i pajetë i R.K., i lindur në vitin 1954, është gjetur në orët e para të mëngjesit në Bjeshkët e Nemuna, në Gropat e Erenikut
Ai dyshohet se ishte duke mbledhur çali mali, e pasi ka rrëshqitur në greminë në vendin e quajtur “Kërshi i Jedovës” ka rënë duke pësuar lëndime të rënda.
“Një skuadër e të ShKShMK e përbërë nga stacioni i Junikut, Deçanit dhe Prizrenit ka filluar operacionin e kërkim-shpëtimit menjëherë pas thirrjes së pranuar. Pas disa orë kërkimesh duke u bazuar në informacion dhe gjetjen e gjurmëve është orientuar kërkimi në vendin e dyshuar. Me agimin e diellit është mundësuar edhe lëvizja në terrenin shkëmbor, ku shpejt është lokalizuar trupi i pajetë i R.K (1954)”, thuhet në njoftimin e SHKSHMK-së.
Gjendet pa shenja jete një person në bjeshkët e Junikut
Një person është gjetur i vdekur në bjeshkët e Junikut të dielën, ka njoftuar Policia e...-
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit me operacion në Bjeshkët e Nemuna
-
Gjendet pa shenja jete një person në bjeshkët e Junikut
-
Vdiq një 26-vjeçar pasi dyshohet se u godit nga rrufeja
-
Vdiq një person pasi ra nga një pemë në Suharekë, një tjetër u gjet i vdekur në Shtime
-
Vdiq një punëtor në Deçan, rasti po hetohet