Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

7 vjet burgim pasi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten, duke e therur me thikë tetë herë

Paraburgim

Muhamet Juniku është dënuar me 7 vjet burgim, pasi është shpallur fajtor se në mars të vitit 2021, në Gjakovë, kishte tentuar ta privojë nga jeta ish-bashkëshorten e tij.

Juniku kishte goditur tetë herë me thikë ish-bashkëshorten, në prezencë të fëmijëve të tyre të mitur, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi ndaj tij është shpallur të mërkurën në Gjykatën Themelore në Gjakovë.

Sipas gjykatësit, në dënimin e shqiptuar të akuzuarit, do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, si dhe i është vazhduar paraburgimi.

Pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Gjykata ka konfiskuar edhe thikën që është përdorur si mjet për kryerjen e veprës penale.

Edhe Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec Kronikë Një muaj paraburgim të dyshuarit për therjen e dy personave në Rahovec

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Muhamet Juniku më 31 mars 2021, në parkun e qytetit në Gjakovë me dashja ka tentuar ta privojë nga jeta të bashkëshorten e tij, R.J.

Sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që për shkak të problemeve të mëparshme xhelozie dhe po ashtu të disa rasteve të dhunës në familje që i akuzuari ia ka shkaktuar të dëmtuarës.

“I njëjti sapo e vëren të dëmtuarën tek vendi i lartcekur e përcjell pas e i afrohet, e kap për fyti me dorën e djathtë, ndërsa me dorën e majtë e nxjerrë thikën nga xhepi, e në prezencën e fëmijëve të moshës 2 dhe 4 vjeç, duke bërtitur “Allahu Ekber” e therë 8 herë me thikë, fillimisht në qafë, ku e dëmtuara bie për tokë dhe tenton të mbrohet me duar, i akuzuari vazhdon duke e therur edhe disa herë në gjoks, brinjë si dhe prapë në drejtim të qafës”, thuhet në aktakuzë.