Një burrë 67-vjeçar është hedhur nga dritarja e shkallëve të një pallati paraditen e kësaj të hëne, në lagjen numër 15 të qytetit të Korçës.
Menjëherë drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat e policisë dhe një autoambulancë, që kanë bërë shoqërimin e shtetasit me iniciale P.N në spital.
Pavarësisht kujdesit të mjekëve, i moshuari nuk ka arritur t'u mbijetojë lëndimeve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, agjentë të policisë po marrin në pyetje familjarët dhe fqinjët e të ndjerit për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Dritaret i bien në kokë për shkak të erës së fortë, vdes 67-vjeçari
-
Vdiq një person në Mitrovicë, dyshohet se ra nga kati i tretë i shtëpisë
-
Vdiq një 22-vjeçar, dyshohet se ra nga dritarja e banesës
-
Bie nga dritarja e hotelit në Itali, vdes kryebashkiaku polak
-
Vdes një 83-vjeçare në Kamenicë pasi dyshohet se ra nga ballkoni i shtëpisë