Një grua 83-vjeçare ka vdekur në fshatin Kopernicë të Kamenicës pasi dyshohet të ketë rënë nga ballkoni i shtëpisë së saj, ka njoftuar Policia përmes një komunikate për media.
Sipas njoftimit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.
Njësitet policore relevante dhe Prokurori i Shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Vdekje aksidentale” dhe trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve për përfundim të ceremonive mortore.
Artikuj të ngjashëm
-
Vdiq një 46-vjeçare në Shtime, dyshohet se ra aksidentalisht nga kati i tretë
-
Vdes një person në Kamenicë pasi dyshohet se u rrokullis me traktor
-
Bie nga lartësia dhe humb jetën një e moshuar në Fushë-Kosovë
-
Dyshohet se një grua vdiq në Mitrovicë pasi ra nga kati i parë i shtëpisë, Policia nis hetimin
-
Nisin hetimet e vdekjes së një gruaje në Kamenicë