Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

62-vjeçari në Kaçanik vdiq derisa ishte duke punuar

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një 62-vjeçar ka vdekur të hënën në fshatin Doganaj të Kaçanikut derisa ishte duke punuar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë se viktima është pranuar pa shenja jete në një ordinancë në fshatin Kaçanik i vjetër.

Hetimet e para të Policisë tregojnë se dyshohet që viktima derisa ishte mbi rimorkion me një ngarkesë të një kamioni, ka rënë pa vetëdije mbi ngarkesë.

“Nga hetimet që janë zhvilluar nga hetuesit rajonal nuk ka dilema që mund t’i ketë shkaktuar lëndime ndonjë person tjetër”, ka thënë Veseli.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij iniciohet rasti ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës” .

Derisa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.