Një 61-vjeçar ka vdekur në një motel në Ferizaj pasditen e së enjtes, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i tha KOHËS se personi është shtetas i Maqedonisë së Veriut, e ai është gjetur pa shenja jete në motel në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë.
“Më datën 15.02.2024, rreth orës 16:35 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë, në një motel në Ferizaj, një person, mashkull, i moshës 61 vjeçar, shtetas i Maqedonisë së Veriut është gjetur pa shenja jete, vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët kujdestar”, thuhet në njoftimin e Veselit.
Rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.
Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.
Burimet i kanë thënë KOHËS se në dhomë me viktimën ishte një grua.
-
Vdiq 59-vjeçari në Ferizaj, ra nga ndërtesa ku po punonte
-
Një i moshuar gjendet pa shenja jete në Prizren, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij
-
Një burrë gjendet i vdekur në një lokal në Prizren
-
46-vjeçari gjendet pa shenja jete në Kaçanik, Policia nis hetimet
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren