Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

6 të arrestuar për dhunë në familje në disa qytete të Kosovës, dërgohen në mbajtje

Foto: Stock

Gjashtë persona nga qytete të ndryshme të Kosovës janë arrestuar për dhunë në familje, dhe që të gjithë janë dërguar në mbajtje.

Këtë e bën të ditur Policia në raportin e saj 24 orësh, transmeton KOHA.

Dy prej të arrestuarve janë nga Prizreni, derisa të tjerët janë nga Deçani, Gjakova, Prishtina e Vushtrria.

“Është arrestuar më 23 prill i dyshuari kosovar në Prizren për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte keqtrajtuar dhe kanosur bashkëshorten dhe djalin e tij. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

Derisa më 24 prill, po në Prizren, është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti ka shkaktuar dhunë në familjen e tij. I dyshuari pas intervistimit, në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje.

Edhe Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar Kronikë Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar

Kurse në Deçan dje është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare.

është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje”, thuhet në PK.

E në Gjakovë është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht vajzën e tij.

“Viktima është dërguar për trajtim mjekësor. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin, është dërguar në mbajtje”, thotë PK.

në Prishtinë dje është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Edhe Gjashtë raste të dhunës në familje, gjashtë burra të arrestuar Kronikë Gjashtë raste të dhunës në familje, gjashtë burra të arrestuar

E një rast i tillë ka ndodhur edhe në Vushtrri.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë PK.