Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

57-vjeçari lëndohet rëndë në vendin e punës

E plotësuar (15:44) - Një person 57 vjeçar ka marrë lëndime të rënda pasi që është aksidentuar në vendin e tij të punës, në komunën e Prizrenit.

“Në fshatin Lubinjë e Epërme, viktima R.S i lindur në vitin 1961 derisa ishte duke punuar në objekt të fshatit ka rënë prej lartësisë 7 metra. Personi fillimisht është dërguar për trajtim në Prizren, e më pas në QKUK. Sipas hetimeve fillestare ky rast konsiderohet lëndim aksidental. E ka të lënduar boshtin kurrizor dhe rasti konsiderohet lëndim i rëndë trupor”, ka thënë për KTV-në, Zyrtari për Informim në Policinë e Prizrenit, Vesel Gashi.


Bie nga shtatë metra lartësi teksa kryente punimet në një shtëpi

Një person ka kërkuar ndihmë mjekësore të shtunën në Prizren pasi ishte rrëzuar nga një lartësi prej shtatë metrave teksa ishte duke kryer disa punime në një shtëpi.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm.

Policia thotë se po heton rastin.