I është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh shoferit që goditi për vdekje një 30-vjeçare të hënën në mesditë në “Rrugën B” në Prishtinë.
Në aksidentin e djeshëm ishin lënduar dy këmbësore, E.R. 23-vjeçare dhe L.A. 30-vjeçare e cila nuk arriti t’i përballojë plagët e marra.
Tani policia ka njoftuar se ngasësit të veturës BMW, L.M. 20-vjeçar është arrestuar dhe prokurori ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh.
Trupi i viktimës L.A. është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Artikuj të ngjashëm
-
3 vjet e 6 muaj burgim personit që goditi me veturë për vdekje dy gra në rrugën “B”
-
Shoferi e përshkruan në Gjykatë aksidentin ku mbeti e vdekur një 30-vjeçare në Prishtinë
-
Një muaj paraburgim për shoferin që aksidentoi për vdekje 30-vjeçaren në “Rrugën B”
-
90 aksidente me fatalitet brenda nëntë muajve në nivel vendi
-
Katër vjet burgim shoferit që aksidentoi për vdekje një grua në Qyshk