Në 24 orët e fundit në Kosovë janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje.
Prej tyre tri janë raportuar në Pejë, dy në Prishtinë, e nga një në Fushë-Kosovë e Drenas, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.
Në Pejë dy burra janë arrestuar dhe një tjetër gjendet në arrati në tri raste të ndryshme të dhunës në familje.
E në Prishtinë një burrë është arrestuar për dhunë në familje ndaj një gruaje dhe është dërguar në mbajtje e një tjetër gjendet në arrati.
Në Drenas është arrestuar një i dyshuar për dhunë fizike ndaj gruas. Ai është dërguar në mbajtje.
E në Fushë-Kosovë është arrestuar një person pasi dyshohet se ka ushtruar në vazhdimësi dhunë fizike dhe psikike ndaj gruas. Ai është dërguar në mbajtje.
-
Gjashtë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, pesë të arrestuar
-
Pesë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orë
-
Dhjetë raste të dhunës në familje në 24 orë, në të gjitha viktima gratë
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24-orët e fundit në Kosovë
-
Shtatë raste të dhunës në familje të raportuara në 24 orët e fundit në Kosovë