Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sërish të shtëna armësh në Aktash

Aktash - Policia

Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja

Foto: Driton Paçarada

Të shtëna armësh janë dëgjuar në lagjen “Aktash” në Prishtinë të martën, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe në rast s’ka persona të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ende nuk ka të arrestuar.

“Sot rreth orës 14:20, kemi  marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën 'Gazmend Zajmi’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nuk ka persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.

Foto: Driton Paçarada