Një person është arrestuar të mërkurën në Gjakovë nën dyshimin se ka hedhur molotov në drejtim të Policisë.
Zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Sheremet Elezaj, ka thënë se i dyshuari ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë që kanë qenë të parkuara, dy prej të cilave janë përfshirë nga zjarri.
“Sot rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt”, ka thënë Elezaj.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar rast "shkaktim i rrezikut të përgjithshëm".
-
Goditi me veturë automjetin zyrtar të Policisë, arrestohet i dyshuari në Gjakovë
-
Të shtëna me armë në Gjakovë pas një mosmarrëveshjeje, një i arrestuar
-
Digjet një shtëpi në Gjakovë, arrestohet një person
-
Arrestohet i dyshuari për zjarrvënie në autoambulancën në Ratkoc të Rahovecit
-
Arrestohet i dyshuari që goditi policin me veturë pas tiketës për parkim