Një person është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së tij në fshatin Gjurgjevik i Vogël, Klinë, të premten.
Policia ka thënë se ka dyshime se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e plagës nga arma e gjuetisë.
Trupi është dërguar për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestar dhe dyshohet se vdekja ka ardhë nga plaga e marrë nga arma e gjuetisë. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendngjarje. Ne vendngjarje është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me pesë fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjendet i vdekur një person në oborrin e shtëpisë së tij në Gjilan
-
Gjendet i vdekur në shtëpinë e tij një burrë
-
Gjendet i vdekur një burrë në Podujevë, pranë i gjenden arma e mjete për pastrim të saj
-
Një 50-vjeçar gjendet i vdekur në Bilinicë të Gjilanit
-
Gjendet i vdekur një person në Prizren, në trup kishte plagë nga arma