Kronikë

“Arrest me burg” me qëllim ekstradimi për Noizyn dhe DJ-në e tij

Rigels Rajku Noizy dhe Bahtjar Bajraktari

Rigels Rajku - Noizy dhe Bahtjar Bajraktari (DJ Crax)

Gjykata e Tiranë të enjten ka vendosur për masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimi drejt Kosovës të Rigels Rajkut, i njohur si Noizy, dhe Bahtjar Bajraktarit, i njohur si DJ Crax.

Noizy dhe DJ Crax u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës për një rrahje në një diskotekë në Pejë. Të mërkurën, ata u arrestuan në Shëngjin me kërkesë të autoriteteve të Kosovës.

Dyshja pritet që ditëve në vijim të ekstradohen në Kosovë për rrahjen brutale të dy personave në një diskotekë në Pejë.

Në kërkim është shpallur edhe Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, që dyshohet se është përfshirë në sherr.