Kronikë

Në Suharekë vëllezërit rrihen mes vete e në Pejë djali sulmon babanë

Dhuna

Dy vëllezër kanë përfunduar në Polici pas përleshjes fizike që kanë pasur të martën pasdite në Suharekë.

Siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh të mërkurën, njëri nga vëllezërit ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. 

Rasti është iniciuar si sulm/dhunë në familje.

Tjetër rast i dhunës në familje ka ndodhur në Pejë. Aty një burrë ka raportuar se djali i tij e kishte sulmuar fizikisht duke e shtyrë para dy ditësh. Sipas raportimit, pas shtyrjes burri ka përfunduar duke u rrëzuar shkallëve të shtëpisë duke pësuar lëndime trupore.

Viktima po ashtu ka refuzuar trajtim mjekësor.

Për rastin është njoftuar prokurori, thuhet në njoftim.