Kronikë

Sulmohet seksualisht një e mitur në Vushtrri

Policia e Kosovës - arrestim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një të mitur. 

Policia ka thënë se i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. 

“Vushtrri 16.05.2024 - 10:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer sulm seksual ndaj viktimës femër kosovare- e mitur. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.