Policia e Kosovës e ka arrestuar një grua në Pejë me dyshimin se ka ekspozuar një revole në rrjetet sociale. Revolja i është konfiskuar me 148 fishekë, e me vendim të prokurorit rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.
Ajo është shoqëruar në Polici më 12 maj, e publikimin e ka bërë më 30 prill. Rasti është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.
“Me datë 12.05.2024 njësiti i hetuesisë ka shoqëruar të dyshuarën femër kosovare, pasi që e njëjta në rrjete sociale ka ekspozuar një revole. Në lidhje me rastin është konfiskuar një revole me 148 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin policor.
Artikuj të ngjashëm
-
I dyshuari plagos veten me armë zjarri në Pejë, konfiskohet AK-47
-
Dhjetëra armë të konfiskuara për një ditë nga ahengje e bastisje
-
Dorëzohet në Polici i dyshuari për plagosjen në Pejë
-
Arrestohet në Pejë i dyshuari për sulm, policia i gjen tri armë dhe 250 fishekë
-
I sekuestrohen pesë armë një personi në Skenderaj