Prokuroria Themelore në Ferizaj e ka ndaluar për 48-orë të dyshuarin për dhunimin e një vajze.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se, i dyshuari e kishte marrë me veturë viktimën dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të në një motel si dhe ndaj të njëjtës ka ushtruar dhunë fizike.
“Viktima dyshohet se ka ngecje në zhvillim mendor dhe e njëjta nga familjarët e saj ditë më parë është raportuar e zhdukur”, thuhet tutje në njoftim.
Viktima ishte dërguar fillimisht në Urgjencën e Kaçanikut ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe më pas e njëjta është dërguar për ekzaminim gjinekologjik në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim, viktima qe raportuar e zhdukur për disa ditë
-
Dhunohet një e mitur në Ferizaj
-
Arrestohet një i dyshuar për dhunim në Ferizaj
-
Paraburgim të dyshuarit për dhunim në një motel në Ferizaj
-
Aktakuzë ndaj personit që dyshohet se dhunoi 18-vjeçaren me aftësi të kufizuara mendore