Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Lipjan, vdes një 71-vjeçar

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një 71-vjeçar ka vdekur të hënën në një aksident trafiku në Lipjan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka njoftuar për KOHËN se në aksident janë përfshirë në veturë dhe një kamion, në rrugën “Ibrahim Rugova”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima ishte në veturë, e autoritetet policore e kanë arrestuar shoferin e kamionit. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Nga informatat e para është bërë e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion dhe për pasojë një person, mashkull, 71 vjeç, ka humbur jetën. Përderisa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti, me urdhër të prokurorit të shtetit vozitësi i kamionit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Borovcit.