Policia e Kosovës ka njoftuar se si pasojë e një aksidenti të trafikut mes dy kamionëve në autostradë në Lipjan, ka humbur jetën një shtetas i Shqipërisë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:20 të shtunën mes një kamioni me targa të Kosovës e një tjetri me targa të Shqipërisë.
“Autostradë, Lipjan (NN) 20.05.2023 – 14:20. Është raportuar për një aksident trafiku mes dy kamionëve, njëri me targa vendore dhe tjetri me targa të shtetit të Shqipërisë me drejtues meshkuj dhe si pasoj përveç dëmeve materiale lëndim vdekje prurës ka pësuar viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.
-
Aksident në Lipjan, vdes një 71-vjeçar
-
Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në drejtim të Vërmicës
-
Vdes një shtetas i Kosovës pas një aksidenti në rrugën Lezhë-Milot
-
Zbriti nga autobusi, burri nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
-
Vdiq një 19-vjeçar nga Kosova në Austri, u aksidentua me kamion