Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Nuk frenoi mirë kamionin, goditet për vdekje shoferi në Lipjan

Shiriti i Policisë

Foto: Ilustrim

Një shofer është goditur për vdekje nga kamioni pasi dyshohet se nuk e kishte frenuar mirë, ka njoftuar Policia e Kosovës të shtunën.

Aksidenti ka ndodhur në dalje të autostradës në Lipjan.

Dyshohet se drejtuesi i kamionit kishte dalë nga mjeti, por nuk e kishte frenuar mirë dhe më pas është goditur.

Ekipi mjekësor ka konstatuar se ai është pa shenja jete.


Njoftimi i Policisë:

Në ora 14:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në dalje të autostradës (pushimore) në Lipijan.

Edhe Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një person Kronikë Policia jep detaje për aksidentin në Podujevë ku vdiq një person

Njësitet policore kanë dalë në vend-ngjarje. Po ashtu edhe njsitet emergjente mjekësore.

Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete. Policia është duke punuar në kompletim e rastit dhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.