Prokuroria Themelore në Prishtinë i ka bërë apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime, si dhe të dhëna të tjera personale, të paraqiten në stacionet policore më të afërta.
Sipas Prokurorisë, kjo po bëhet në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, “pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria dhe Policia po vazhdojnë në trajtimin e këtij rasti.
Më 16 prill, Policia e ka arrestuar një nga administratorët e këtij grupi. Sot [e enjte], atij i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
LEXO EDHE: