Gjykata Themelore në Prishtinë të enjten ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Besnik Beqiri.
Caktimi i kësaj mase, është bërë pas mbajtjes së seancës dëgjimore.
“AlbKings” ishte një grup i krijuar në Telegram, në të cilin postoheshin foto e video intime të grave që më pas shërbenin për shantazh. Grupi ishte mbyllur javë më parë, ndërsa të martën u arrestua njëri nga administratorët e këtij grupi.
LEXO EDHE:
Artikuj të ngjashëm
-
Dënohet me gati dy vjet burgim një nga administratorët e grupit “Albkings”
-
I vazhdohet edhe për dy muaj paraburgimi administratorit të “Albkings”
-
Paraburgim të dyshuarit për shpërndarjen e të dhënave personale të grave në “Albkings”
-
Prokuroria u bën apel viktimave të “Albkings” të paraqiten në Polici
-
Prokuroria apel viktimave të grupit “Albkings” të paraqiten në Polici