Zjarr në një repart ushtarak në Shkodër Foto: Ilustrim/Koha

Zjarr në një repart ushtarak në Shkodër

01 September 2017 14:09

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në një repart ushtarak në Bushat të Shkodrës mesditën e sotme.

Mësohet se si pasojë e zjarrit janë dëgjuar shpërthime municionesh luftarake, duke krijuar panik në zonë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve të zjarrit dhe për të parandaluar rëndimin e situatës.

Sakaq nga flakët rrezikohen edhe disa banesa përreth.

Nuk dihen ende rrethanat e rënies së zjarrit, ndërsa mësohet se origjina e tyre ka qenë në një zonë aty pranë duke u përhapur më tej me shpejtësi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme