Person i zhdukur

Babai raporton se nuk e di ku e ka vajzën prej kur doli për të shkuar në shkollë

Zhdukje

Një burrë nga fshati Vërbicë e Zhegocit, Gjilan, ka raportuar në Polici se i është zhdukur vajza të premten. 

Ai ka thënë se vajza e tij kishte dalë për të shkuar në shkollë dhe nuk dinte për vendndodhjen e saj pas kësaj.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia për të shkuar në shkollë dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.