Gjykata Themelore në Ferizaj, ka dënuar G.K. me 400 euro gjobë për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare.
I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare.
I njëjti ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka bërë deklarimin e rregullt vjetor brenda afatit për paraqitjen e deklaratës.
-
800 euro gjobë zyrtarit që s’e deklaroi pasurinë
-
Edhe dy javë afat, deri tash më pak se 20% e zyrtarëve kanë deklaruar pasurinë
-
IKD: Numër i madh zyrtarësh u dënuan për mosdeklarim të pasurisë, vepra u trajtua si kundërvajtje
-
Mbi 100 zyrtarë janë gjobitur për vonesa në deklarim të pasurisë
-
Rreth 330 zyrtarë s’e kanë deklaruar pasurinë