Policia e Shqipërisë ka arrestuar një grua në Tiranë të shtunën, me dyshimin se kishte vrarë motrën e saj.
Sipas njoftimit, 37-vjeçarja me inicialet A.P., në fillim është thënë se kishte vdekur, pos pas hetimeve të kryera, autoritetet bënë të ditur se viktima ishte therur me mjet të mprehtë.
Motra e saj, 40-vjeçarja me inicialet M.P., dyshohet se e ka vrarë viktimën për shkak të problemeve familjare.
Ajo është arrestuar e i është iniciuar rasti “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
“Pas kryerjes së autopsisë ka rezultuar se shtetasja A. P., 37 vjeçe, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një mjet prerës. Në vijim të veprimeve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasen M. P., 40 vjeç, (motrën e saj), banuese në Tiranë, për veprën penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti ka goditur me mjet prerës shtetasen A. P., e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
-
“Po e kam rrah”, e dyshuara e pranon edhe para gjykatës vrasjen e 67-vjeçares
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
-
Theret me thikë një grua në Prishtinë, i dyshuari merr trajtim psikiatrik e dërgohet në mbajtje
-
Vritet një 37-vjeçar në Mitrovicë, plagoset një tjetër
-
Vritet me thikë një person në Gjakovë