Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit prej 40 ditësh ndaj të kërkuarit - pandehurit me iniciale K.LL. nga Durrësi – Republika e Shqipërisë, e cila masë do të llogaritet prej datës së ndalimit 17.06.2019, nga ora 11:00, e gjerë me datën 26.07.2019, për shkak se plotësohen kërkesat ligjore nga nenin 4 para.2. të Ligjit mbi Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar me që i njëjti kërkohet nga autoritetet e shtetit Francës.
“Me datën 17.06. 2019, ora 11.00, nga zyrtarët policorë në vendkalimin Kufitar të Vërmicë, është ndaluar shtetasi i Republikës së Shqipërisë me iniciale K.LL. nga Durrësi – Republika e Shqipërisë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, blerja dhe shpërndarja e narkotikëve nga neni 222-36,222-41,222-44,222-45,222-47,222-48,222-49,222-50 të Kodit Penal të R. Francës L-5132-8,L-51327,L-5132-8,R 5132-74,R-5132-77,5132-78 C, vepër kjo e paraparë me Kodin Penal të Kosovës nga neni 267 i KPRK-së, i kërkuar sipas urdhër arrestit të Interpolit me nr. 2016/37593, Interpol Case Refrnce 2016/37594/1, i lëshuar me datën 01.06.2016,për arrestimin e të kërkuarit – të pandehurit me kërkesë për ekstradimin pranë autoriteteve të R. së Francës”, thuhet në komunikatë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTutje thuhet se me qëllim të konkretizimit të ekstradimit ka kërkuar të caktohet masa e paraburgimit në bazë të nenit 165 par.2 nën para.2.5. pika 2.5.1. e KPPK-së, ngase ekziston rreziku se i njëjti mund të arratiset dhe do të pengoj procedurën e ekstradimit, e me këtë do të pengoj rrjedhjen e procedurës penale, andaj gjykata e vlerëson se janë plotësuar kushtet për të caktuar masën e paraburgimit.