Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dyzet ditë paraburgim për shtetasin e Shqipërisë, para ekstradimit në Francë

Prizren, 27 shtator – Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti për Krime të Rënda, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, në raport me procedurën e ekstradimit në bazë të dispozitës së nenit 21 dhe 22 të Ligjit mbi bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar 04/L-31 lidhur me nenin 187 par.1 nën para.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të KPPK-së, ka caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej dyzet (40) ditësh ndaj të pandehurit me iniciale D.ZH. nga Berati, Republika e Shqipërisë.

Ka dyshime të bazuar se ai ka kryer veprat penale trafikim me njerëz, shfrytëzimi seksual, prostitucion si dhe pastrim parash, i kërkuar sipas autoritetit të Republikës së Francës, vepra këto të parapara edhe me KPRK-së. Masa e paraburgimit do të llogaritet prej momentit të arrestimit datë 24.09.2018 nga ora 07:30 minuta dhe do të zgjasë deri më datën 03.11.2018.