Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

4 punëtorë bien nga një lartësi prej 8 metrash

Foto: Koha / ilustrim

Rreth 8 metra lartësi është objekti nga i cili dje kanë rënë katër punëtorë.

Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj, raporton Koha.net.

Të katër punëtorët, me të rënë në tokë kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për tretman të nevojshëm mjekësor dhe rasti, siç thotë policia, është duke u hetuar.

Të dielën e kaluar, Koha Ditore ka raportuar se shtimi i rasteve të vdekjeve dhe i lëndimeve të punëtorëve në vendin e punës nuk kanë mobilizuar institucionet përgjegjëse që të marrin ndonjë masë parandalimi dhe të mbikëqyrin më rreptë zbatimin e Ligjit të punës dhe Ligjit për shëndetin dhe sigurinë në punë.

Respektimin e të drejtave të punëtorëve autoritetet e kanë lënë në vullnetin e punëdhënësve.

Edhe Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë Kronikë Një punëtor bie nga kulmi i një objekti në Ferizaj, dërgohet në QKUK në gjendje të rëndë

Roli i Inspektoratit të punës – institucion i cili e bart përgjegjësinë për sigurimin e respektimit të ligjeve që lidhen me punën – është pothuajse i papërfillshëm në evitimin e faktorëve që rrezikojnë sigurinë e shëndetin në punë.

Punëtorët e sektorit privat janë më të pambrojturit. Ata më së shumti i ndiejnë pasojat e shkeljeve të ligjeve, që rregullojnë kushtet e punës.