Departamenti i Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore të Prizrenit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditëve të pandehurit me iniciale B.SH., nga Suhareka, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “frikësimi” gjatë procedurës penale.
Gjykata thotë se B.SH. dyshohet që, duke përdorur “kanosjen serioze apo mënyrat tjera të detyrimit, ka nxitur-ndikuar te personat tjerë që të mos japin informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur këto informacione ndërlidhen me pengimin e procedurës penale, në atë mënyrë që prej datës 24.10.2019 e deri me datën 28.10.2019, në Komunën e Suharekës, ka shkuar te të dëmtuarit-dëshmitarët me iniciale M.K.; S.G. ; B.K. ; G.K. ; SH.M. ,dhe K.K., të cilëve u ka thënë që para policisë të mos dëshmojnë për të dyshuarin – vëllain e tij me iniciale F.SH. dhe të dyshuarit tjerë me iniciale A,L dhe F.B. se po merren me fajde, kurse a do të argumentohen këto fakte, do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale”.
Masa e paraburgimit do t’i llogaritet prej datës së arrestimit, 28.10.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.11.2019.
-
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për fajde që përfitoi 12 mijë euro nga borxhi 100 euro
-
Paraburgim ndaj avokatit, zyrtarit të gjykatës dhe qytetarit të dyshuar për “ushtrim ndikimi”
-
Tentoi të ndikonte te gjyqtari e prokurori për lirimin e një personi, 1 muaj paraburgim
-
30 ditë paraburgim një personit pasi nuk iu përgjigj ftesës së gjykatës
-
Një muaj paraburgim ndaj një burri për ngacmimin e një gruaje