Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. B., transmeton Koha.net.
I pandehuri dyshohet se nga data 14.12.2018 deri më datë 19.12.2018, ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, duke përdorur edhe mjete të ndryshme, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, kjo konstatohet edhe në raportin e lëshuar nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor neni 188 paragrafi 3 nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Artikuj të ngjashëm
-
Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit në Pejë për dhunim të gruas nën kërcënimin e armës
-
Një muaj paraburgim për të dyshuarin për dhunë ndaj nënës, motrës e vëllait në Gjakovë
-
Bashkim Gashi disa herë goditi me thikë në gjoks e bel partneren dhe vajzën e saj
-
Një muaj paraburgim burrit që theri partneren dhe të bijën e saj
-
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Serbisë që u zu në flagrancë duke importuar armë