Gjykata Themelore në Gjilan, përmes një komunikate njofton se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurve Q. A. dhe Sh. B., transmeton Koha.net.
“Tek të pandehurit Q. A. nga Komuna e Suharekës dhe Sh. B. nga Komuna e Prizrenit, pas një operacioni nga zyrtarët policorë janë gjetur kartëmonedha në vlerë prej 9.850 Euro, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Me këto veprime të pandehurit kanë kryer veprën penale ‘falsifikim i parasë’ vepër e sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.
Gjithashtu, Gjykata Themelore në Gjilan thotë se gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin normal të procedurës penale.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
-
Nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve që iu gjetën gati 10 mijë euro të falsifikuara
-
30 ditë paraburgim për dy të pandehur për falsifikim të parasë
-
Dy persona arrestohen për “falsifikim parash”, konfiskohen mbi 25 mijë euro
-
Një muaj paraburgim njërit prej të dyshuarve për transportimin e mbi 10 mijë eurove false
-
Policia bastis një shtëpi, sekuestron afër 3 mijë euro që dyshohet se janë false