Një 28-vjeçar është dërguar pa shenja jete në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, të dielën pasdite.
Zëdhënësi i Policisë, Avni Zahiti, ka njoftuar se viktima është dërguar në Spital nga Skenderaj, ndërsa rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
Sipas Policisë, viktima dyshohet se për shkaqe ende të panjohura ka tentuar të bëjë vetëvrasje
“Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, ka thënë Zahiti.
Me urdhër prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.