Është dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim pandehuri G.P për veprën penale vrasje e rëndë në tentativë si dhe për armëmbajtje pa leje, raporton KTV.
Vendimi është marrë nga Trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda i kryesuar nga gjyqtari Agim Maliqi në Gjykatën Themelore në Ferizaj.
“I pandehuri G.P, akuzohet se më 6 korrik 2013, në Prizren, me dashje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme, ka tentuar të privoj nga jeta të dëmtuarit E.K dhe H.A si dhe ka rrezikuar jetën e personave të tjerë, pas një rrahje që kishte ndodhur një natë më parë” , thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Artikuj të ngjashëm
-
Aktakuzë ndaj të pandehurit B.U. për vrasje në tentativë në Prizren
-
Pesë vjet burgim për vrasje të rëndë në tentativë e armëmbajtje pa leje
-
Një muaj paraburgim prizrenasit për veprën “vrasje në tentativë”
-
Arrestohet në Prizren një i dënuar për disa vepra penale
-
Një vit e katër muaj burgim për vrasje në tentativë