Gjykata Themelore ka dënuar tre persona me burgim dhe gjobë për një grabitje të kryer në Komunën e Shtimes.
Të pandehurit akuzohen se më 7 gusht 2019 në fshatin Petroviq kanë vjedhur në një shtëpi 24.000 franga dhe një orë dore në vlerë prej 15.000 frangash.
Pas vjedhjes, të dyshuarit, përfshirë me një tjetër F.G që tashmë është i ndjerë, kanë sulmuar pronarin e shtëpisë duke e plagosur me armë zjarri.
Me këtë rast, A.T është dënuar me shtatë vjet burgim dhe 1.000 gjobë, A.M me dënim të njëjtë dhe personi tjetër, A.T, me tetë vjet burgim dhe 1.500 euro gjobë.
“Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
-
27 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për 4 të akuzuar për grabitje në Ferizaj
-
Një burrë dënohet me shtatë vjet burgim për grabitje
-
Burgim prej 1 vjet e 6 muaj ndaj ferizajasit për vjedhje të rëndë
-
Një muaj paraburgim personit që vodhi 20 mijë euro në një këmbimore në Prizren
-
Tre vjet e katër muaj burgim dhe gjobë për personin që kreu vjedhje