Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

22 persona në Kaçanik shoqërohen në Polici për vjedhje të druve

22 persona janë shoqëruar në Polici për vjedhje të druve në Kaçanik.

Sipas njoftimit nga Policia, për disa ditë radhazi, kanë hasur në persona të dyshuar të cilët kishin prerë dhe vjedhur dru në bjeshkët e Kaçanikut.

“Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar : 9 kamion, 6 automjete, 1 automjet furgon, 4 automjete ‘pikapa’ dhe një traktor. Janë konfiskuar 130 metra dru . Gjithashtu janë konfiskuar një numër i konsiderueshëm i motosharrave, sëpata , zinxhirë me të cilat dyshohet së është bërë prerja e druve. Ndërsa, janë shoqëruar 22 persona të dyshuar në stacionin policor të Kaçanikut dhe pas intervistimit nga ana e policisë, automjetet dhe dru u janë konfiskuar për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftim.