Njësitë patrulluese nga stacioni policor Pejë në rrugën “Bekim Berisha – Abeja”, në Pejë, gjatë kontrollimeve në një pikë të kontrollit kanë ndaluar të dyshuarin B.O.(1964), i cili zyrtarëve policor i ka prezantuar një vërtetim të një kompanie private, ku sipas atij vërtetimi, të dyshuarit i garantohej lëvizja e lirë në çdo kohë.
“Policia me dyshimin se ky vërtetim nuk është valid, e ka shoqëruar të dyshuarin në stacionin policor-Pejë për intervistim dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit është iniciuar rasti ’Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjësiti i hetimeve, konkretisht hetuesi i këtij rasti gjatë hetimit ka gjetur se i dyshuari B.O (1964) së bashku me të dyshuarin V.U.(1981) në marrëveshje në mes vete kanë bërë një vërtetim jo valid për lëvizje të lirë, me çka edhe dyshohet se të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’.
“Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit me urdhër të Prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari parë dyshohet se ka kryer veprat penale ‘Mosveprimi sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë’ dhe ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’, kurse i dyshuari dytë dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rremë’’, përfundon raporti.