Kronikë

Dy serbë të arrestuar në Leposaviq, ilegalisht kontrabanduan në Kosovë 3.5 tonë pemë e perime

Dy serbë të arrestuar në Leposaviq, ilegalisht kontrabanduan në Kosovë 3.5 tonë pemë e perime
Foto: Koha / Ilustrim

Dje në fshatin Tresave, Leposaviq, janë arrestuar dy të dyshuar shtetas të Serbisë të cilët nga njësiti policor janë hasur me automjetin e tyre në të cilin kishin ngarkuar 3.5 tonë pemë dhe perime të ndryshme.

“Të dyshuarit ilegalisht kishin hyrë në Kosovë, kishin kontrabanduar mallrat dhe nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë gjatë epidemisë”, thuhet në raport, transmeton Koha.