Dje në fshatin Zhiti të Podujevës, janë gjetur mbetje mortore e që Policia e Kosovës dyshon që janë të njeriut.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se në një livadh të fshatit, kishte hasur në disa eshtra që dyshohet të jenë të njeriut”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Tutje, theksohet se njësia përkatëse policore ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka marrë eshtrat dhe ka dërguar në IML për ekzaminim të mëtutjeshëm.
“Rasti është duke u hetuar”, përfundon raporti.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjenden eshtra në një arë në Podujevë, dyshohet të jenë të njeriut
-
Mbetje mortore gjenden në Prizren
-
Mitrovicasi gjen eshtra njeriu derisa po hapte një varr
-
Qytetari në Rahovec has në mbetje mortore, dyshohet se i nxorrën në sipërfaqe vërshimet
-
Gjenden eshtra njeriu që dyshohet se i përkasin një personi që u zhduk vitin e kaluar