Gjatë orëve të pasdites së sotme, në afërsi të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ka shpërthyer një zjarr.
Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, e ka konfirmuar rastin për Kohën, mirëpo ka thënë se me të mbërritur në vendin e ngjarjes, ekipi i zjarrfikësve të Aeroportit nuk ka pasur nevojë për intervenim.
“Ka pasur tym diku rreth 400 metra jashtë rrethojës perimetrike të Aeroportit. Ekipi ynë i zjarrfikësve menjëherë ka reaguar, mirëpo s’ka pasur nevojë për ndërhyrje”, ka thënë Gara.
Ajo s’ka treguar se çfarë është djegur në këtë rast, mirëpo në pamjet e siguruara nga KOHA, shihet se zjarri është goxha i madh.